Shpend Ahmeti kërkon që të ndahen para për ata që infektohen nga COVID-19

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shpenzimet e pacientëve me COVID-19 arrijnë deri në 400 euro.

Ahmeti ka pohuar se këto shpenzime janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve

“Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore, ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore”, ka thënë Ahmeti në një postim në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se si Komunë e Prishtinës, janë të gatshëm të bashkëfinancojnë një ndihmë për qytetarët në qoftë se niveli qendror ndihmon.

“P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik. Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon”, pohon ai.

Theksojmë se, Komuna e Prishtinës është vendosur në zonën e kuqe sa i përket rasteve me COVID-19. Që nga data 13 nëntor, në këtë komunë ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 19:00 si dhe ndalohet çdo aktivitet tjetër.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...