Bonera e drejton Milanin në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit

PUBLIKUAR

Pasi trajneri i Milanit Stefano Pioli dhe ndihmëstrajneri i tij, Giacomo Murelli, dolën pozitiv në testin për koronavirus, Daniele Bonera pritet ta drejtojë skuadrën kuqezi në takimin e fundjavës me Napolin.

Pioli doli pozitiv në testin e bërë të shtunën, ndërsa paqartësia rreth gjendjes së Murellit u qartësuan sot kur Milani konfirmoi se edhe ai është prekur nga virusi, transmeton Gazeta Express.

La Gazzetta dello Sport raporton se i treti në radhë për ta marrë në dorë detyrën e përkohshme të trajnerit është Bonera.

Ish-mbrojtësi i kuqezinjve është pjesë e stafit të Piolit dhe e përditshmja italiane zbulon se ai zotëron licence pro të UEFA-s.

Milani do të përballet me Napolin të dielën dhe Borena pritet ta drejtojë skuadrën kundër ish-bashkëlojtarit të vet, Gennaro Gatusso. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...