Carlos Tevez thotë se qan në zhveshtore gjatë pushimit mes pjesëve gjatë ndeshjeve të futbollit, për shkak të shëndetit të ligë të babait të vet.
Ish-ylli i Manchester United, Manchester City dhe Juventus, tani 36-vjeçar, u rikthye në atdheun e vet Argjentinë në vitin 2018 dhe u bë kapiten i klubit të fëmijërisë, Boca Juniors, transmeton Gazeta Express.
Së fundmi, babai i tij, Raimundo Tevez, është duke u përballur me probleme të rënda shëndetësore.
Ai i kaloi 45 ditë në kujdes intensiv pasi u infektua me koronavirus. Ai u lirua nga spitali në Buenos Aires në fillim të shtatorit por pak javë më vonë shëndeti i tij u përkeqësua.
Raimundo vuan nga diabeti dhe raportohet se kjo sëmundja i është rënduar pas ndikimit që COVID-19 ka pasur në të.
“Është shumë e vështirë. Kam emocione të ndryshme. Nganjëherë ndihem mirë, nganjëherë shkoj dhe qaj gjatë pushimit mes pjesëve. Nuk mund ta shpjegoj”, tha Tevez për ESPN Argentina.
“Këto janë kohë të vështira. E vizitoj babanë dhe pastaj duket të bëhem i fortë për të luajtur futboll”, shtoi ai.


