Në Real Madrid, Liverpool? De Bruyne konfirmon se e ka ndarë mendjen

PUBLIKUAR

De Bruyne dëshiron të vazhdojë të shkruajë historinë me Manchester Cityn.

Kevin De Bruyne ka deklaruar se ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Manchester Cityn kanë nisur.

Ai kërkohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin dhe klubi i ëndrrave të tij, Liverpooli – por belgu dëshiron ta veshë ende fanellën e Man City.

Ai ka thënë për VTM: “Është e mundur (zhvillimi i negociatave vetë) duke parë se unë dua të qëndroj te Manchester City”.

Nëse do të doja të largohesha dhe klubi nuk do të ishte dakord, do të duhej dikush për të negociuar. Po flasim, por nuk kemi përparuar shumë. Gjithsesi, nuk do të ketë vështirësi nga të dyja palët”.

Dy Bruyne, 29 vjeç, ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.

Që nga viti 2015, ku u transferua në ‘Etihad’, ai ka bërë 232 paraqitje, ka shënuar 58 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...