Lëndohet Sergio Busquets

PUBLIKUAR

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, e ka pësuar një lëndim në gju gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Zvicrës të shtunën.

Ai u largua nga fusha, pas një goditjeje që e kishte marrë në gju nga Breel Embolo.

Ndërhyrja ndodhi në minutën e 43-të, sidoqoftë Busquets vazhdoi të luajë para së te kërkonte zëvendësimin në minutën e 73-të, raporton Gazeta Express.

Raporti mjekësor i kombëtares spanjolle, konfirmoi që ka ndrydhje të lehtë të ligamentit të gjurit të majtë.

Busquets nuk do të stërvitet me kombëtaren në Zvicër, para ndeshjes kundër Gjermanisë në Sevillë.

Busquets rrezikon të mos paraqitet për Barçën në takimin derbi kundër Atletico Madridit të shtunën./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...