Vazhdon horrori i lëndimeve në skuadrën e Liverpoolit, dëmtohet edhe Hendersoni

PUBLIKUAR

Jordan Henderson i është bashkuar listës së lojtarëve të shumë të lënduar në skuadrën e Liverpoolit, pasi e pësoi një dëmtim në humbjen e Anglisë kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve të dielën.

Kapiteni i të kuqve u detyrua ta braktisë fushën pas pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Harry Winks i Tottenhamit, në disfatën 2:0 të Anglisë e cila ia humbi asaj çdo shpresë për ta arritur finalen e këtij edicioni, transmeton Gazeta Express.

Duke folur në një konferencë për media pas lojës, trajneri Gareth Southgate konfirmoi se Henderson nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen për shkak të problemeve fizike.

“Jordan ndjeu lodhje në pjesën e parë dhe tha se nuk ishte në gjendje të vazhdonte”, tha Southgate.

“Duhet ta vlerësojmë gjendjen e tij kur të rikthehemi në shtëpi”, shtoi ai.

Lëndimi i Hendersonit do të ishte goditje e rëndë për Liverpoolin e goditur nga lëndimet, pasi edhe 16 futbollistë të tjerë.

Aktualisht të lënduar në skuadrën e Liverpoolit janë Virgil Van Dijk, Joe Gomez, Andy Robertson, Trent-Alexandre Arnold, Thiago Alcantara, Mohamed Salah dhe Alex Oxlade-Chamberlain. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...