Mënyra më e thjeshtë që të liroheni nga stresi dhe ankthi: Është konstatuar shkencërisht që u ndihmon të gjithëve

PUBLIKUAR

Si të liroheni më shpejt dhe më lehtë nga stresi – ky truk u ndihmon pothuajse të gjithëve!

Një hulumtim i Universitetit amerikan në Connecticut dhe i Universitetit çek Masaryk ka zbuluar që ritualet e përsëritura kanë rol të rëndësishëm në qetësimin e akthit, transmeton Telegrafi.

Bartësit e hulumtimit konsiderojnë që ritualet dhe shprehitë ndihmojnë për shkak se trurit i ofrojnë ndjenjën e strukturës, rregullsisë dhe parashikimit.

Me fjalë të tjera, kur bëjnë ndonjë aktivitet të njohur i cili na është i këndshëm, truri na dërgon sinjale që jemi në rrugë të sigurt dhe çdo gjë është në rregull.

Ushtrimi i jogës, vizualizimi, mbajtja e ditarit dhe shprehitë e ngjashme mund të jenë vërtet ajo që i nevojitet trupit dhe trurit tuaj për t’u liruar nga stresi i grumbulluar dhe ndjenja e pasigurisë.

Shqetësimi dhe ankthi janë probleme të zakonshme në kohë të mira, dhe kur këto mbizotërojnë mund të bëhet gjithëpërfshirës.

Ndjehuni të lirë të provoni aktivitetet sepse mund të jenë të dobishme për ju.

Është e natyrshme të luftosh kur situata është e pasigurt, kështu që mos harroni të ofroni kujdes dhe dashamirësi për veten tuaj dhe për ata që ju rrethojnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...