Shpërthen në lot gëzimi lojtari i San Marios, pasi kombëtarja e tij e arrin barazimin e dytë radhazi

PUBLIKUAR

San Marino e shmangi disfatën për ndeshjen e dytë garuese radhazi të shtunën dhe kjo arritje i ka bërë futbollistët e kësaj kombëtareje të derdhin lot gëzimi.

San Mario – e përbërë nga futbollistë që me profesion primar janë dentistë, llogaritarë dhe bankierë – është kombëtarja më e dobët në botë në bazë të statistikave, transmeton Gazeta Express.

San Mario i ka humbur 147 prej 150 ndeshjeve deri tani duke i pranuar plot 669 gola.

Por tani, për herë të parë në historinë e vet, skuadra e trajnerit Frank Varella i ka regjistruar dy barazime radhazi pa gola në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Lihtenshtajnit dhe Gjibraltarit.

Barazimi i djeshëm në shtëpi ishte edhe më mahnitës duke qenë se kapiteni i San Marios Davide Simoncini u përjashtua nga loja katër minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Barazimi i dytë radhazi pa pranuar asnjë gol kishte rëndësi shumë të madhe për lojtarët e San Marios dhe këtë e dëshmoi qendërmbrojtësi Dante Rossi, i cili nuk mundi t’iu përmbahet emocioneve pas ndeshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...