Pamje: Ramos turpërohet pasi i humb dy penallti radhazi kundër Zvicrës, përfshirë një panenka

PUBLIKUAR

Sergio Ramos ka dështuar dy herë radhazi nga penalltia në barazimin e Spanjës kundër Zvicrës të shtunën mbrëma në një ndeshje të Ligës së Kombeve.

Ramos po e bënte paraqitjen e 177-të rekorde duke u bërë lojtari evropian me më së shumti paraqitje për ekipin kombëtar, por ishte një ndeshje për t’u harruar, transmeton Gazeta Express.

Portieri Yann Sommer ia mbrojti penalltinë e parë 34-vjeçarit duke u hedhur në krahun e djathtë.

Në penalltinë e dytë, Ramos u përpoq të shënonte në stilin panenka, por dështoi dhe Sommer e priti topin në dorë.

Të dy penalltitë e humbura nga qendërmbrojtësi i Real Madridit ndodhën kur Spanja ishte duke humbur 1:0, pas golit të Remo Freulerit.

Por Spanja ia doli ta barazoi rezultatin falë golit të Gerard Morenos në minutën e 89-të, pas një harkimi nga Sergio Reguilon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...