Kek vlerëson Kosovën, është një skuadër me plot yje të skuadrave europiane

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Slloveninë në Lubjanë kurse në konferencën e sotme për gazetarë, trajneri i Kombëtares sllovene ka pasur vetëm lëvdata për Kosovën

Për Slloveninë në këtë ndeshje pritet që të luajë edhe ylli i Atalantas, Josip Iliçiç, i cili kishte munguar në ndeshjen e parë.

Por, edhe Kosovës në ndeshjen në Prishtinë i kishin munguar shumica e yjeve kryesor si; Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe disa të tjerë.

Derisa Muriqi është kthyer, për Kosovën nuk do të paraqitet në asnjë ndeshje të Ligës së Kombëve as Milot Rashica për shkak se klubi i tij, Werder Bremen, i ka bllokuar lojtarët që të udhëtojnë me Kombëtare, por megjithjatë Matjaz Kek ka thurur vetëm “lavdata për “Dardanët”.

“Sigurisht, ne do të tentojmë të fitojmë. Kosova është një skuadër e mbushur me yje që luajnë në ekipe të mëdha të Europës. Fati është në duart tona dhe ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje për ta synuar vendin e parë në grup”, ka thënë Kek.

Nëse Sllovenia fiton kundër Kosovës, atëherë do të kishte 13 pikë, kurse Greqia që luan kundër Moldavinë është e dyta dhe ka 8 pikë. Kosova është në vendin e 3 me 2 pikë kurse në vendin e fundit është Kombëtarja e Moldavisë.

Sllovenia ndeshjen e fundit për vendin e parë do ta këtë pikërisht kundër Greqisë e ku aty mund të vendoset vendi i parë, derisa Kosova duhet ta ruajë vendin e tretë në mënyrë që mos të përfundon në Ligën D të Kombeve përsëri. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...