Dështoi gjithçka në afatin kalimtar të verës, por Memphi Depay dëshiron ta bëjë ëndrrën realitet në afatin kalimtar të janarit.
Siç raporton Mundo Deportivo, sulmuesi i Lyon tashmë po punon me agjentin e tij për të zgjidhur gjithçka dhe për t’u transferuar në ‘Camp Nou’ në janar.
26-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2021, ishte shumë shumë afër transferimit te Barça gjatë verës.
Lyoni dëshiron ta mbajë deri në verë, por Depay është i vendosur që t’i bashkohet Barcelonës në ditët e para të vitit të ri. /Gazeta Express/


