Sa është e sigurt që pa u konsultuar me askënd të merrni suplemente me selen?

PUBLIKUAR

Shmangni konsumin e sasive të tepërta të selenit në kuptimin e preventivës, por merrni sasinë e nevojshme të këtij minerali me ushqim të llojllojshëm

“Te njerëzit, seleni bën pjesë në mikronutriente”, shprehet biokimisti Robert Crichton në librin e tij “Parimet bioneorganike të kimisë”, duke shpjeguar se si seleni bën funksionin e bashkëfaktorit për enzima të glutation peroksidazës dhe forma të caktuara të tioredoksin reduktazës.

Enzimat e sipërpërmendura marrin pjesë në mbrojtjen antioksidative të qelizave, duke i mbrojtur ato nga radikalet e lira, të cilat çojnë deri në çrregullime bioikimike strukturore dhe funksionale, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, seleni ka rolin e caktuar në shumë procese patologjike në organizëm, siç janë zhvillimi i sëmundjeve malinje, arteroskleroza dhe sëmundja e Alzheimerit.

Mirëpo, studimet tregojnë që aplikimi i suplementeve të selenit “krye më vete” mund të jetë madje edhe i dëmshëm.

Rezultatet më të reja të studimeve eksperimentale dhe joeksperimentale tregojnë që suplementi i selenit mund të rrit rrezikun për zhvillim të diabetit të tipit melitus 2 në një gamë të gjerë të nivelit të ekspozimit”, përfundon Tommaso Filipino me ekipin e vet hulumtues nga Modena në fund të analizës së gjerë epidemiologjike.

Pos sëmundjes së sheqerit, në hulumtime është vërejtur edhe rreziku i shtuar për shfaqje të kancerit të prostatës, si edhe të disa tipave të kancerit të lëkurës.

Marrja e selenit nëpërmjet ushqimit

Rekomandimi i ekspertëve është që personat e shëndetshëm të mos marrin preparate seleni në kuptimin e preventivës, por që të marrin sasi të nevojshme të këtij minerali esencial me ushqim të llojllojshëm.

Burim i mirë janë mishi, produktet e qumështit, peshku, drithërat dhe frutat arrore (Në 100 gr arra braziliane ka rreth 1917 mg selen).

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...