Juve, United dhe City po presin me një këmbë për Sergio Ramosin

PUBLIKUAR

Sergio Ramos mund të largohet si lojtar i lirë nga Real Madridi në fund të sezonit.

Juventus, PSG, Manchester United dhe City raportohet se janë duke e monitoruar situatën e kapitenit të Los Blancos dhe janë të gatshëm të tentojnë për çmendurinë.

Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe sipas El Chiringuito, ditëve të ardhme do të ketë një takim mes tij dhe presidentit, Florentino Perez.

Ramos nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet, Perez do që ai të qëndrojë, por 34-vjeçari po e mendon seriozisht largimin.

Real Madrid raportohet se i ka ofruar kontratë dy vjeçare me ulje page deri në 20%, por Ramo nuk dëshiron asnjë cent më pak se 12 milionë në sezon.

El Chiringuito raporton se ka shanse 80% që Ramos t’i thotë lamtumirë Realit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...