Operohet Gomez, do të mungojë gjatë bashkë me Van Dijk dhe Fabinho

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, e ka operuar me sukses lëndimin e gjurit dhe me gjasë do të mungojë në shumicën e ndeshjeve të këtij sezon, ka njoftuar klubi i të kuqve.

Gomez u lëndua të mërkurën derisa po stërviste me Anglinë para ndeshjes miqësore kundër Republikës së Irlandës të enjten, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli ka njoftuar se 23-vjeçari e ka operuar me sukses tendonin në gjurin e majtë.

Gomez i bashkohet Virgil van Dijkut dhe Fabinhos në listën e të lënduarve.

“Problemi i Gomezit me tendon u izolua, pa u bërë ndonjë dëm në ligamentet e tjera lidhëse,” ka thënë Liverpooli në një komunikatë për media.

“Nuk është caktuar ndonjë afat kohor për rikthimin e tij, edhe pse ky problem me gjashtë do ta lërë atë jashtë për pjesën më ta madhe të këtij sezoni 2020/21”, thuhet tutje në njoftim.

Liverpooli ka mbetur pa ndonjë qendërmbrojtës senior praktikisht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...