Arsenali i ka nisur bisedimet për ta blerë mesfushorin e Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai.
Klubi nga Londra veriore dëshiron ta transferojë talentin 20-vjeçar nga Hungaria, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetës së përditshme italiane, Gazzeta Dello Sport, Arsenali i ka nisur tashmë bisedimet me Salzburgun për Szoboszlai.
Arsenali është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë rreth 25 milionë euro.
Por, gjiganti i Premierligës pritet të përballet me konkurrencë nga Milani dhe Napoli për shërbimet e 20-vjeçarit, edhe pse është favorit për shërbimet e tij, sipas gazetës italiane. /Gazeta Express/


