E pashë Maradonën duke marrë kokainë dhe kur e pyeta se ç’bënte, më kërkoi t’i bashkohesha – thotë ish-trajneri i tij

PUBLIKUAR

Fernando Signorini, ish-trajneri fizik i Diego Armando Maradonës, ka treguar haptazi për varësinë e legjendës argjentinase ndaj kokainës gjatë periudhës së tij të errët.

Gjatë kohës së tij si futbollist, Maradona kaloi nëpër disa periudha të errëta, me kokainën që fatkeqësisht ishte protagonisti kryesor. Ai kishte varësi ndaj saj për shumë vjet, transmeton Gazeta Express.

Signorini, ish-trajneri i tij i fitnesit, Signorini ka zbuluar në një intervistë për Escuela Deportes për nivelin e varësisë që Maradona e kishte ndaj drogës  në përditshmëri.

“E pashë atë duke marrë kokainë. E kapa për dore dhe i thashë ‘çfarë po bën?’ Ai më kërkoi t’i bashkohesha. Unë e pyeta ‘përse ta bëj?’ Pastaj Diego m’u përgjigj ‘epo, sepse kjo të bën të dëshirosh të flasësh dhe pastaj mund të flasësh për çfarëdo”, zbuloi Signorini.

“Ai më pyeti pse nuk e përdorja edhe unë. Unë i thashë atij se kur jam i lumtur dua ta di pse jam dhe kur jam i trishtuar dua ta di pse jam. Për më tepër, për ta përdorur drogën të duhen shumë para. A mendoni ju se unë jam Maradona? Jam trajneri fizik i Maradonës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...