Interi ua ofron Eriksenin klubeve të Premierligës

PUBLIKUAR

Duket se Interi ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga Christian Eriksen, vetëm një vit pasi bëri bujë duke e blerë atë nga Tottenhami.

Interi ua ka ofruar Christian Eriksenin klubeve të Premierligës, përfshirë Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.

Sipas Football Insider, mesfushori danez do të largohet nga gjiganti zikaltër në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari ka dështuar ta tregojë veten nën udhëheqjen e trajnerit Antonio Conte që prej transferimit nga Tottenhami në janar të këtij viti.

Mesfushori danez ka pasur vështirësi të  vazhdueshme të përshtatet në skemën e lojës së trajnerit italian dhe duket se Interi e ka humbur durimin me të.

Prandaj, ai i është ofruar një numri klubesh të mëdha në Premierligë, përfshirë ish-klubit Tottenham./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...