Lëndohet Cristiano Ronaldo

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo e ka lënduar nyjën e këmbës gjatë barazimit të Juventusit 1:1 me Lazion të dielën në Romë.

Sulmuesi portugez u nxor nga loja në minutën e 73-të dhe u zëvendësua nga Paulo Dybala dhe, edhe pse u duk i habitur nga vendimi i Andrea Pirlos, ai i kishte thënë trajnerit se e ka ndrydhur nyjën e këmbës, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo e ndrydhi nyjën derisa pak para se të zëvendësohej dhe u largua nga fusha duke çaluar dhe duke ndier dhimbje.

Stafi mjekësor i Juves i vendosi atij akull në nyjë menjëherë pasi u ul në stol.

Ronaldo është ftuar nga Portugalia për ndeshjet e nëntorit.

35-vjeçari e shënoi golin e vetëm të Juves në barazimin e sotëm më Lazion.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...