Koeman tregon përse e pushoi Messin kundër Betisit

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka treguar se vendosi ta ulë Lionel Messin në bankën e rezervistëve në fitoren e skuadrës së vet 5:2 kundër Real Betisit, për ta shmangur ndonjë lëndim të mundshëm.

Messi e nisi ndeshjen në Camp Nou si zëvendësues, për shkak të një dëmtimi të vogël që e kishte pësuar në fitoren e Barçës 2:1 kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Kampionëve në mesjavë, transmeton Gazeta Express.

Koeman e futi në lojë superyllin argjentinas nga fillimi i pjesës së dytë dhe 33-vjeçari luajti rol kryesor në sigurimin e fitores së parë për katalonasit pas plot një muaji.

Lëvizja mashtruese e Messit i dha shansin e përkryer Antoine Griezmannit për ta kaluar Barçën në epërsi 2:1.

Më pas, Messi shënoi vetë dy herë, nga penalltia dhe nga loja e hapur.

“Kemi biseduar me të sepse kishte një shqetësim nga ndeshja kundër Dynamo Kyiv”, tha Koeman pas ndeshjes.

“Ne vendosëm se më së miri ishte ta linim atë në stol, në rast se na nevojitej. Ai do të luante sikur mos ta ndiente atë shqetësim. Ne e dimë se kush është ai dhe nuk kemi dyshime për të”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...