Nëse keni probleme me zemrën, ndoshta faji është te partneri

PUBLIKUAR

Kohë më parë një hulumtim ka treguar që shumica e çifteve kanë karakteristika të ngjashme kur është fjala te shëndeti i zemrës, pra është për shkak që kanë shprehi të ngjashme ushqyese dhe të pirjes së duhanit

Kohë më parë një hulumtim në më shumë se pesë mijë çifte ka treguar që pothuajse te 80% e çifteve me partnerët ndajnë shëndetin e keq apo “jo edhe bash ideal” të zemrës.

Është zbuluar gjithashtu se shprehitë e ushqimit të partnerëve janë të njëjta në 95%, ndërsa shprehitë e pirjes së duhanit në 86%.

Pra, nëse jeni në një lidhje dhe zemra juaj është në rrezik, mbase është koha për një punë ekipore.

– Në vend se të mendohet për intervenimet për individë, mbase do të jetë e dobishme të mendohet për intervenimet e çifteve apo për gjithë familjen – tha Dr Samia Mora, një nga autorët e studimit, shkruan Msn, përcjellë Telegrafi.

Natyrisht, nëse partneri juaj nuk është mjaftueshëm i motivuar si edhe ju, ndryshimi mbase do të fillojë me ju.

Zgjoni frymëzimin

– Është me rëndësi që njerëzit të mendojmë për atë që shëndeti dhe sjelljet e tyre mund të ndikojnë në shëndetin e personit me të cilin jetojnë.

Përmirësimi i shëndetit vetjak mund t’u ndihmojë edhe të tjerëve, shpjegon Mora.

Merrni parasysh faktin që po ndani kohën me partnerin tuaj dhe bëni një plan së bashku për të zhvilluar rutina të shëndetshme për zemrën, siç janë ushtrimet e rregullta dhe konsumimi i ushqimit të duhur.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...