Erling Haaland e ka pranuar se i duhet të jetë më vrastar përball portës, edhe pse e shënoi një gol në humbjen e Borussia Dortmundit kundër Bayern Munich të shtunën.
Dortmundi u mposht 3:2 nga kampioni i Bundesligës në Signal Iduna Park, me Haaland që e shënoi golin e fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Ai ishte goli i tij i gjashtë në Bundesligë këtë sezon.
Por 20-vjeçari ka mundur të shënonte disa herë paraprakisht, por nuk e qëlloi as portën në tri tentime radhazi.
“Më duhet të shënoj më shumë gola. Nëse nuk i shfrytëzojmë rastet në këtë nivel, atëherë nuk fitojmë dot”, tha Haaland pas ndeshjes.


