Përgatitja e duhur për ditët e ftohta ndihmon të humbni tepricën e peshës trupore

PUBLIKUAR

Dridhja e trupit është përgjigjja fillestare ndaj të ftohtit dhe ajo zvogëlohet ndërsa përshtatemi me kushtet

Yndyra e kafenjtë krijon nxehtësi pa u dridhur, duke përshpejtuar metabolizmin tonë, transmeton Telegrafi.

1. Mos e rrisni ngrohjen menjëherë

Kur temperaturat fillojnë të bien, përmbahuni nga ndezja e menjëhershme e ngrohjes në makinë dhe ngritja e temperaturës në shtëpi.

Natyrisht, trupi do të mësohet me temperaturat e ulëta të dimrit, nëse e lejoni. Prandaj, edhe pse mbase është e vështirë, kur bëhet pak më ftohtë, jepni vetes një shans që të mësoheni me temperaturën përreth jush, në vend që ta rregulloni temperaturën menjëherë në trupin tuaj – kjo do ta bëjë më të lehtë për ta kaluar dimrin.

2. Nuk ka asgjë të keqe nëse dridhemi pak

Dridhja është përgjigje fillestare e trupit ndaj të ftohtit – ngjashëm si edhe çdo përgjigje fillestare, zvogëlohet dhe zhduket kur përshtatemi me kushtet. Kur dridheni nga të ftohtit, enët e gjakut ngushtohen dhe tërheqin gjakun nga sipërfaqja e lëkurës në mënyrë që brendësia e trupit tuaj të jetë më e ngrohtë.

– Përgjigjja e tillë mund të zbusë, madje edhe të eliminojë përsëritjen e ekspozimit. Sipas një hulumtimi, me dridhje në kohëzgjatje prej disa minutash, disa herë në ditë, trupi juaj mund t’i përshtatet të të ftohtit dhe të zvogëlojë dridhjen fillestare për vetëm një javë, shpjegoi Calah Alexander, prof. e retorikës dhe letërsisë në Shtetet e Bashkuara.

3. Ushtroni jashtë në të ftohtë

– Ushtrimi në mot të ftohtë është një ndër mënyrat më të mira të krijimit dhe aktivizimit të yndyrës së kafenjtë, lloj i yndyrës që të porsalindurin e mban të ngrohtë, sepse i mungojnë muskujt e nevojshëm për dridhje – ka sqaruar ajo, shkruan aleteia.org.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...