Vidal beson në titull

PUBLIKUAR

Arturo Vidal beson se Interi ka kapacitete për ta fituar titullin.

Pas trofeve të shumtë të fituar në Europë me Juventusin, Bayern Munichun dhe Barcelonën, kiliani nuk dëshiron të fshihet dhe synon edhe më shumë me Interin.

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, mesfushori i Interit shtyn të tijtë drejt “Scudettos”.

Ai beson se me Antonio Conten dhe skuadrën që kanë, mund t’ia dalin.

“Unë nuk kam frikë të them fjalën “titull”, sepse e kam fituar shumë në karrierën time. Kam ardhur tek Interi për të vazhduar ta bëj këtë gjë. Unë jam i bindur se do të jemi në gjendje të ngremë një trofe të rëndësishëm. Juventusi mbetet favoriti numër një”, u shpreh Vidal.

“Për Championsin kemi shumë besim, jam i bindur që do të vazhdojmë përpara. Deri më tani kemi lënë 2-3 pikë rrugës, duhet t’i kompensojmë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...