Superliga e Kosovës shtyhet për mesjavën e ardhshme, shkaku i Covid-19

PUBLIKUAR

FFK ka njoftuar me anë të një komunikate që ka shtyrë për një javë të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro për në Superligë.

Këtë vendim, FFK-ja thotë se e ka bërë për shkak të vendimeve të fundit që ka marrë Qeveria e Kosovës, edhe pse ky vendim nuk thotë se ndeshjet e futbollit të mos zhvillohen.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për mesjavë”, thuhet në komunikatë.

Sipas FFK-së, pavarësisht se vendimi nuk është marrë që ndeshjet të mos luhen, ato shtyhen për mesjavë edhe për shkak të karantinimit të shtatë qyteteve në Kosovë.

“Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara. Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme për çka klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...