Alves këshillon Destin: “Pasoja topin Messit”

PUBLIKUAR

Sergino Dest mund të shkruajë histori në Barcelonë.

Një ndër mbrojtësit më të mirë në histori të Barcelonës, Dani Alves, beson se Sergino Dest i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të shkruar histori me fanellën e katalunasve.

I pyetur se çfarë këshille do t’i jepte mbrojtësit amerikan, Alves u përgjigj: “Shumë e thjeshtë, pasoja topin Messit”.

“Sergino Dest ka shumë kualitete dhe shans për të pasur sukses te Barcelona, por nuk më pëlqen të bëjë krahasime. Ka ndodhur me mua dhe Cafu… s’ka kuptim”.

Alves ka fituar shumë trofe me Messin në Camp Nou dhe gjatë karrierës me Barcelonën, ai ka dhuruar 101 asiste.

Ai ka qenë shumë i lidhur me Leon dhe beson se edhe Dest mund të ketë të njëjtin impakt. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...