Milan thyhet pas 24 ndeshjeve, e mund Lille

PUBLIKUAR

AC Milan me në fund është mundur. Kjo ka ndodhur në Europa Ligë ku skuadra franceze e Lille e ka mposhtur në San Siro me rezultat 0-3 skuadrën italiane. Milan ishte pa humbje 24 ndeshjet e fundit dhe në këtë ndeshje ishte cilësuar si favorit por kaq e kishte ecuria pozitive e Piolit

Milan është thyer me në fund pas 24 ndeshjeve nga skuadra franceze Lille

Asgjë nuk shkoi mirë sonte në këtë ndeshje për kuqezinjtë ku ishte Yaziqi ai që ishte kreator i fitores se Lille në Milano.

Goli i parë për Lille erdhi në minutën e 22-të ku u akordua penallti për Lille, shumë e dyshimtë. Penalltinë në gol e shndërroi Yaziqi.

Në pjesën e dytë Lille do të kishte disa kundërsulme të shpejta të cilat rezultuan me dy gola të tjerë.

Të dy këta gola do t’i realizonte Yaziqi, njërin në minutën e 55-të kurse tjetri në minutën e 58-të.

Milan u mundua që të bënte diçka në këtë ndeshje por kot pasi që skuadra franceze u mbrojt mirë dhe arriti t’i marrë me vete në shtëpi 3 pikë të cilat e dërgojnë atë në vendin e parë në Grupin H, duke lënë pas Milanin që është në pozitën e dytë me 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Celtic është mposhtur në shtëpi nga Sparta Praga me rezultat 1-4. Sparta tani është në vendin e tretë me tri pikë kurse Celtic mbetet me një pikë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...