Borussia Dortmund e ka mposhtur me rezultat 0-3 Club Brugge në Jan Breydel Stadion në Belgjikë për ta marrë primatin në Grupin F para Lazios së Vedat Muriqit që barazoi në Rusi kundër Zenit st Petersburg në një ndeshje më herët
Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 0-3 në Belgjikë kundër Club Brugge për ta marrë kryesimin në grupin F të Ligës së Kampionëve.
Të tre golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Thorgan Hazard do të shënonte gol për Dortmundin në minutën e 14-të të ndeshjes.
Epërsia e gjermanëve do të dyfishohej në minutën e 18 ku Erling Haaland do të shënonte pas një gabimi në mbrojtjen vendase.
Haaland do të shënonte përsëri në minutën e 32-të për rezultat 0-3 pasi mori një top të mirë nga Meunier.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat sikur u pajtuan me rezultatin dhe nuk bën shumë në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitoreje, Dortmund është në vendin e parë me 6 pikë, kurse Lazio është e dyta me 5 pikë.
Club Brugge është në vendin e tretë me vetëm 4 pikë kurse në vendin e fundit është Zenit St Petersburg me vetëm një pikë të cilën e fitoi sot kundër Lazios në Gazprom Arena të Petersburgut. /GazetaExpress/


