Chelsea e ka mundur pa problem Rennes sonte në Stamford Bridge, derisa Sevilla edhe pse me 10 lojtarë dhe në disavantazh ja ka dal në fund që ti merr tre pikë në shtëpi të vet. Chelsea dhe Sevilla janë në vendin e parë me nga 7 pikë.
Chelsea – Rennes 3-0
Chelsea ka arritur fitore solide kundër Rennes në Stamford Bridge sonte për të ruajtur për momentin vendin e parë në Grupin E. Timo Werner shënoi dy herë nga penalltia në pjesën e parë të ndeshjes për të shkuar në pushim Chelsea me një fitore solide. Në pjesën e dytë fatin e kësaj ndeshjeje do ta vendoste Abrahma që do të shënonte golin e tretë. Chelsea me këtë fitore është në vendin e parë me shtatë pikë.
Sevilla-Krasnobar 3-2
Sevilla ka arritur që të mbaj tri pikë në Andaluzi kundër skuadrës ruse Krasnobar. Edhe pse luajti për 45 minuta me një lojtarë më pak, skuadra spanjolle fitoi me rezultat 3-2. Krasnobar e nisi shumë mirë këtë ndeshje duke shënuar gol në minutën e 17 me anë të Magomed-Shapi Suleymanov. Në minutën e 21-të rusët do të shënonin përsëri, kësaj radhe nga pika e bardh u tregua i saktë Marcus Berg. Sevilla fillon ringjalljen në minutën e 42-të me Rakitic që ngushton epërsinë. Në pjesën e dytë dy golat e Youssef En-Nesyri (69, 72) ia dhanë fitoren skuadrës spanjolle që është në vendin e dytë me 7 pikë po aq sa ka edhe Chelsea. /GazetaExpress/


