Trajneri i Dynamos: Barcelona s’ka ekip për ta fituar Ligën e Kampionëve sivjet

PUBLIKUAR

Trajneri i Dynamo Kiev, Mircea Lucescu, nuk beson se Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Barcelona, e cila është lidere e Grupit G, e pret skuadrën ukrainase Dynamo në Camp Nou të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Ronald Koeman është në formë shumë të dobët këtë fillim sezon, pasi i ka mbledhur vetëm tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para në La Liga këtë sezon.

Barça po ashtu u turpërua 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe duke folur në prag të ndeshjes së sotme, Lucescu tha: “Pas ndeshjes kundër Bayern Munich, është e kuptueshme se Barcelona do të bënte ndryshime”.

“Barça ka një skuadër me lojtarë të talentuar, por i duhet kohë për të mësuar”, shtoi ai.

“Nuk mendoj se Barcelona është në nivel për ta fituar Ligën e Kampionëve tani për tani. Bayern Munich, Manchester City apo Paris Saint-Germain kanë më shumë mundësi”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...