Biden: Votuesit e shpallin fituesin, jo unë apo Trumpi

PUBLIKUAR

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk i përket asnjërit prej kandidatëve që ta shpallë fituesin e garës.

Sipas tij, një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë as ai vetë, por as rivali i tij, Donald Trump, transmeton Gazeta Express.

“Nuk është vendi im apo vendi i Donald Trumpit që ta shpallim fituesin e këtyre zgjedhjeve. Është vendi i votuesve (për ta bërë këtë)”, shkroi ish-nënpresidenti amerikan në Twitter.

Në disa postime tjera, ai gjithashtu u bëri thirrje përkrahësve që të vazhdojnë të besojnë, sepse ai do t’i fitojë zgjedhjet.

“Ndihemi mirë për atë se ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugë për t’i fituar këto zgjedhje”, shkroi ish-zëvendësi i Obamës.

Në anën tjetër, kandidati republikan, Donald Trump, më herët e shpalli fitoren në zgjedhje, por tha se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për ta ndërprerë procesin e numërimit duke pretenduar se ka mashtrime, ndonëse nuk ofroi ndonjë fakt për këtë pretendim.

Ndryshe, procesi i numërimit të votave ende është duke vazhduar dhe rezultati ësh

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...