Ngushtohet epërsia, Trumpi i afrohet Bidenit me vota të Kolegjit Zgjedhor, baras në Senat

PUBLIKUAR

Sipas të dhënave të televizionit Fox News, presidenti i tanishëm, Donald Trump, e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit Joe Biden, duke siguruar 213 vota të Kolegjit Zgjedhor, vetëm 25 më pak se ish-nënpresidenti amerikan.

Me fjalë të tjera, Joe Biden i ka marrë rreth 65 milionë e 500 mijë vota ose 49.9 për qind, ndërsa Donald Trump 63 milionë e 786 mijë vota ose 48.5 për qind, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Rezultati i zgjedhjeve në kohë reale sipas Fox News

Trumpi ka epërsi në disa shtete të mëdha si Florida dhe Teksas, ndërsa Joe Biden ka rezultat më të mirë në shtetin me popullsinë më të madhe, Kaliforni, si dhe në shumicën e shteteve të verilindjes, përfshirë Nju Jorkun.

Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senat, ku tash për tash secila parti i ka siguruar nga 46 ulëse, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 ulëse, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...