Manchester City ka fituar me rezultat 3-0 kundër Olympiakosit duke vazhduar kështu ecurinë 100 për qind në grup, tri ndeshje tri fitore. Kështu Manchester City prin me 9 pikë e ku përcillët nga Porto që mundi Marseille sonte me rezultat 3-0
Manchester City e ka marrë edhe një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke shkuar kështu sigurt drejt kualifikimit në 1/8 të finales.
Kevin de Bruyne asistoi në minutën e 12 për Ferran Torres ku ky i fundit shënoi gol.
Pas këtij goli, City nuk do ta gjente golin e dytë deri në minutën e 81-të me anë të Gabriel Jesus ku prapë asistues me de Bruyne.
Goli i fundit për City vjen në minutat shtesë dhe shënohet nga Joao Cancelo.
City vazhdon të prijë në Grupin C me 9 pikë. Porto është e dyta më 6 pikë. Olympiacos ka 3 pikë kurse Marseille mbetet pa pikë edhe pas tri ndeshjeve. /GazetaExpress/


