Simeone: “Suarez, çelësi i formës së mirë të Atleticos”

PUBLIKUAR

Diego Simeone beson se Atletico Madridi i tij është më ndryshe me Luis Suarezin në skuadër.

Suarez u transferua te Atletico verën që lamë pasi befasisht u përzu nga Barcelona.

33-vjeçari e ka nisur me këmbë të mbarë në Madrid, pasi deri më tani ka shënuar katër gola në shtatë ndeshje, ka dhuruar edhe një asist.

Atletico i është rikthyer tashmë rezultateve pozitive dhe Simeone nuk fshehët ta pranojë se është e gjitha merita e Suarez.

“Besoj se gjithçka është ndryshuar me prezencën e Suarez”, u shpreh Simeone në konferencë për media para ndeshjes të amrtën në Champions League kundër Lokomotivës së Moskës.

“Me [Diego] Costa dhe [Alvaro] Morata para tij, ata kishin shumë karakteristika, por po kërkonim diçka më ndryshe. Suarez ka nevojë për më shumë njerëz afër tij, afër për të ndëshkuar kundërshtarin dhe kështu shënohet golat në mënyrë ekipore. Duhej të adaptoheshim të luajmë me [Radamel] Falcao, me Costan dhe tani me Suarez”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...