Shaqiri i lumtur që e ndihmoi të fitojë Liverpoolin

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri është shumë i lumtur që në ndeshjen e parë në Premierligë këtë edicion la gjurmë dhe e ndihmoi Liverpoolin të fitojë kundër West Ham United.

29-vjeçari e zëvendësoi Curtis Jonesin në minutën e 70’ kur ekipi i tij po barazonte 1-1 dhe dërgoi një top të bukur për Diogo Jotan që e mposhti Lukasz Fabianskin.

Shaqa është përfshirë shumë pak në planet e Jurgen Klopp këtë sezon, por shpreson ajo mbrëmje të ndryshojë gjithçka.

“Është gjithmonë mirë që të përfshihem. Isha i lëndua disa herë dhe ka qenë e vështirë për mua deri tani”, tha ai për faqen zyrtare.

“Jam shumë i lumtur që më janë kthyer minutat. Kam punuar që të jem i shëndosh dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Ishte thjesht fantastike, Natyrsht, zëvendësimet gjithmonë tentojnë të ndryshojmë ndeshjet dhe ne kishim nevojë për këtë, kështu që ishte fantastike”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...