Tuchel flet për lëndimin e Mbappes

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe u zëvendësua në pjesën e dytë në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Nantes si masë parandaluese, sipas trajnerit të vet, Thomas Tuchel.

Përfaqësuesi i Francës u vërejt duke e mbajtur me dorë kofshën kur u zëvendësua nga Bandiougou Fadiga 16 minuta para përfundimit të ndeshjes së Ligue 1 në Stade de la Beaujoire, transmeton Gazeta Express.

Mbappe e kishte përgatitur golin e Ander Herreras para se të shënonte vet nga penalltia, ndërkohë që Sarabia e shënoi të tretin për fitoren e lehtë të PSG-së.

Neymari u lëndua në fillim të kësaj jave po ashtu, por Tuchel nuk pret që dyshja të mungojë gjatë.

“Mendoj se Mbappe nuk e ka nga lëndimi, por më shumë nga lodhja. Tani nuk është koha të rrezikojmë shumë. Shpresoj se nuk do të kemi më lëndime të tjera”, tha Tuchel. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...