PSG kthehet në pozitën e parë në Ligue 1

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të pastër në Nates sonte për të marrë pozitën e parë në Ligue 1 pas 9 xhirosh. Kampioni francez e mposhti sonte Nantes me rezultat 0-3, në një ndeshje ku të tre golat u shënuan në pjesën e dytë

Paris Saint-Germain është kthyer shpejt të rezultatet pozitive, duke harruar humbjet në fillim të këtij sezoni në Ligue 1

Gjiganti francez tashmë është në pozitën e parë me 21 pikë pas nëntë xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit francez.

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë PSG hyri më e disponuar në lojë dhe Andre Herrera do të shënonte gol që në minutën e 47-të.

PSG do të ishte edhe më e sigurt në rezultat kur gol nga penalltia shënoi Kylian Mbappe.

Rezultatin për 0-3 e vendosi në fund Pablo Sarabia duke shënuar gol në minutën e 88-të.

Kujtojmë se Nantes ka mundur që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 70-të por Kader Bamba dështoi të shënoi nga penalltia. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...