Zyrtare: Ronaldo shërohet nga koronavirusi

PUBLIKUAR

Juventusi ka lajmëruar zyrtarisht se Cristiano Ronaldo është testuar negativ nga COVID-19

Superylli portugez ka qenë jashtë prej që u testua pozitiv me koronavirus gjatë ndeshjeve me Kombëtare dhe ai humbi ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Bardhezinjtë kanë konfirmuar se në testet e fundit ai është negativ kështu që Ronaldo tani mund të largohet nga izolimi shtëpiak pas 19 dite karantin.

“Cristiano Ronaldo ka marrë rezultatin e fundit diagnostik për Covid-19”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Testi ka dhënë rezultat negativ. Kështu që lojtari është shëruar pas 19 dite dhe nuk do të jetë më në izolim shtëpiak”.

Sulmuesi duhet të bëj testet mjekësore edhe njëherë para se të rikthehet në stërvitje në skuadër. Këtë pritet të ndodhin nesër dhe pas kësaj pritet që të shihet a do të luajë kundër Spezias të dielën. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...