Rrëfimi i turkut: U hodha nga ndërtesa kur nisi të shembej nga tërmeti

PUBLIKUAR

Rrëfimi i turkut: U hodha nga ndërtesa kur u shemb nga tërmeti

Zeki Sysaj, një qytetar në Izmir, është hedhur nga ndërtesa, kur tërmeti e goditi qytetin, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

“U hodha jashtë në sekondën e fundit kur ndërtesa u shemb”, ka thënë Soysal.

“Aty ishte një grua më e moshuar, por ne e shpëtuam atë. Në ndërtesën afër tonës po provojnë akoma të nxjerrin njerëz nga brenda”, ka shtuar ai.

Një tërmet me magnitudë 7.0 shkallë të Rihterit e ka goditur detin Egje dhe dridhjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Turqi dhe në Greqi.

Së paku tetë persona kanë vdekur në Turqi dhe Greqi, si pasojë e tërmetit.

Dëmet më të mëdha janë bërë në qytetin e Izmirit në Turqi. Raportohet se rreth 20 ndërtesa janë shkatërruar, po ashtu veturat kanë goditur njerëz nëpër qytet.

Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në ishullin grek Samos në detin Egje.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...