Vetëm barazim për Romën në Olimpico

PUBLIKUAR

Roma nuk ka arritur që ta mposht sonte skuadrën e CSKA Sofia në Olimpico, duke dështuar që ta fitojë ndeshjen e dytë në Europa Ligë. Marash Kumbulla luajti në këtë ndeshje për 90 minuta

Roma ka dështuar për ta mundur sonte në Olimpico skuadrën e CSKA Sofies.

Skuadra italiane e filloi pjesën e parë si një favorit dhe pritej që të merrte tre pikët e dytë në Olimico sonte.

Por pjesa e parë përfundoi pa gola ashtu si edhe pjesa e dytë.

Pavarësisht se Roma pati posedimi dhe pati edhe 12 tentime në drejtim të portës bullgare, edhe CSKA ishin të mirë dhe kanë mundur që ta dënojnë Romën pasi që edhe ata patën 8 goditje në drejtim të portës romake.

Roma vazhdon të jetë në vendin e parë edhe pas barazimit pasi që edhe në ndeshjen tjetër CFR Cluj-Young Boys pati barazim 1-1. Roma ka katër pikë nga dy ndeshje aq sa ka edhe CFR Cluj. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...