Mustafi vendos përfundimisht për të ardhmen, pas lajmeve se po largohet nga Arsenali

PUBLIKUAR

Mustafi ishte mbrojtës më i pasigurt në skuadrën e Arsenalit në vitet e fundit, por që prej ardhjes së Mikel Artetës në postin e trajnerit, ai është përmirësuar dukshëm dhe i ka shmangur gabimet, raporton Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Gjermanisë ka kontratë me klubin nga Londra veriore vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mustafi ende nuk ka luajtur titullar këtë sezon, për shkak të një lëndimi të rëndë muskulor që e pësoi në korrik.

27-vjeçari është riaftësuar plotësisht tani dhe është në dispozicion të Artetës.

Në fillim të kësaj jave u raportua se Mustafi e kishte hedhur poshtë ofertën e re të Arsenalit.

Ai, megjithatë, i ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë se bisedimet mes tij dhe klubit ende nuk kanë nisur.

“Kur vendosa t’i bashkohet Arsenalit e bëra sepse e respektoj këtë klub”, tha Mustafi para ndeshjes së Arsenalti kundër Dundalk të enjten.

“Ky është klub i madh, prandaj do të thotë shumë për mua nëse mund të qëndroj në Arsenal. Nuk kemi biseduar ende për asgjë, prandaj nuk kam çfarë t’ju tregoj”, tha Mustafi në lidhje me të ardhmen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...