Pirlo: Juventusi duhet të punojë fort për ta arritur nivelin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka pranuar se skuadra e tij duhet të punoj derisa sa ta arrijë nivelin e Barcelonës, pas humbjes 2:0 në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Ousmane Dembele dhe Lionel Messi shënuan në fitoren e Barcelonës kundër Juventusit në Allianz Stadium të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Pirlos i ka fituar vetëm dy ndeshje në fushë deri tani këtë sezon, duke barazuar tri herë radhazi në Serie A para se të mposhtej nga Barça në Ligën e Kampionëve.

Alvaro Morata ishte i pafat pasi iu anulua tri gola për pozitë jashtë loje, por Juve ishte e ngathtë në përgjithësi dhe nuk pësoi më shumë gola vetëm falë portierit Wojciech Szczesny.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë kundër një ekipi që luan futboll të mirë, i cili është i mësuar të luajë në këtë nivel, ndërsa ne jemi duke punuar për këtë”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Përfundimisht, kjo ndeshje do të jetë e dobishme për ne që të përmirësohemi në të ardhmen. Ne duhet të punojmë dhe të përmirësohemi derisa ta arrijmë nivelin e Barcelonës”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...