BMW prezanton modelin e ri M5 sportiv

PUBLIKUAR

BMW ka publikuar fotografi të reja të sedanit premium sportiv.

Bavarezët prezantuan veturën e re të rifreskuar M5 në qershor, dhe tani kemi mundësinë të shohim fotografi të freskëta, të bëra në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

BMW ka zgjedhur një automjet të kuq për xhirimin promovues, i cili thekson më tej karakterin sportiv të veturës.

Kujtojmë, se kjo makinë ka një motor benzinë ​​4.4 litërsh V8 twin-turbo me 625 kuaj fuqi dhe 750 Nm.

Njësia është e lidhur me një automatik me 8 shpejtësi, dhe fuqia transmetohet në të 4 rrotat.

Shoferi mund të zgjedhë midis mënyrave të ngasjes 2WD, 4WD dhe 4WD Sport.

Kjo veturë, shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në vetëm 3.3 sekonda.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/orë, por me paketën opsionale M Driver kufiri zhvendoset në 305 km/orë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...