Aknet e këtilla shfaqen rrallë, mirëpo nga të gjitha pjesët e trupit, pos fytyrës, gjoksi është vendi në të cilin më së shpeshti shfaqen
Shfaqen kur gjëndrat mbushen me yndyrë dhe kur ndodh mbyllja e poreve shfaqet inflamacioni dhe formimi i mitisereve ose qelbit të bardhë.
Nëse keni prirje të djersiteni në pjesën e gjoksit, atëherë posaçërisht i jeni të ekspozuar rrezikut.
Mund të shfaqen edhe si pasojë e dermatitit, i cili nuk është rezultat i irritimit apo i mbylljes së poreve.
Aknet mund t’i eliminoni nga trupi juaj duke iu përmbajtur këshillave të dermatologëve, transmeton Telegrafi.
1. Kushtoni kujdes rutinës suaj pas treningut
Veshjet sportive janë të mira, mirëpo mund të çojnë në shfaqjen e akneve. Vishni rroba të punuara nga materiali i cili i lejon lëkurës të marrë frymë, pra rrobat e pambukta janë më të mirat.
2. Ndërroni veshjet e bëra me djersë sa më parë që të mundeni
Cilëndo veshje të bërë me djersë pas stërvitjes menjëherë zhvisheni dhe shpejt pas stërvitjes bëni dush. Nëse nuk mundeni menjëherë të bëni dush, fshini pjesën e gjoksit me facoletë të njomë.
3. Rregullisht bëjeni pilingun
Hiqni qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës si edhe nga fytyra. Pilingu një deri në dy herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun nga shfaqja e akneve apo mitisereve.



