A ndiheni të trishtuar? E ka fajin Vjeshta Blu

PUBLIKUAR

Ka nga ata që e duan vjeshtën dhe e konsiderojnë stinën e preferuar. Ka të tjerë që nuk e pëlqejnë e madje i bën të ndihen keq.

Një arsye është ikja e diellit e verës, fustaneve të lehtë. Tjetra lidhet me ditën e shkurtër dhe natën e gjatë. Pastaj është edhe ndryshimi i orës në fund të tetorit. Për të gjitha këto arsye e ca më tepër, ky muaj quhet ndryshe Vjeshta Blu.

Kjo periudhë njihet ndryshe si “trishtimi i vjeshtës” si për të emërtuar Çrregullimin Afektiv Sezonal. Kjo vjeshtë është edhe më e vështirë se ato të parat, për shkak të pandemisë që na ka bërë të ndihemi të pasigurtë. Për më tepër këtë vit jo të gjithë shkuan me pushime vere ndaj po i duket viti një përjetësi.

Për të përmirësuar gjendjen shpirtërore gjatë këtyre ditëve dëgjoni muzikën që ju pëlqen. Këngë që ju japin energji. Pini çdo ditë një kafe, flini, blini diçka të re për veten, telefononi një njeri të dashur.

Pini ujë nga 1.5 deri në 2 litra në ditë, hani ushqime të pasura me vitaminë D dhe kalcium, bishtajore, miell integral, fruta të thata, çokollata./tiranapost/Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...