Hulumtim i pabesueshëm: Truri i njeriut mund t’i parashikojë gjërat pak milisekonda para se të ndodhin

PUBLIKUAR

A keni pasur ndonjëherë ndjenjën që tërësisht keni parashikuar diçka pak para se të ndodhte ajo gjë?

Nuk është fjala për superfuqi, por për mekanizmin e trurit i cili u mundëson njerëzve të jenë shumë më të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Barkeley kanë studiuar se si njerëzit mund t’i parashikojnë disa gjëra në jetë dhe kanë zbuluar që truri i ka dy mekanizma për matje të kohës, të cilët mundësojnë parashikime afatshkurtra, shkruan IFL Science.

Truri i njeriut ka dy “orë” të brendshme që parashikojnë të ardhmen tonë të menjëhershme.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, i cili sugjeron se lidhjet tona nervore parashikojnë milisekondat e ardhshme.

Një nga “orët” mbështetet në përvojat e kaluara, ndërsa tjetra varet nga ritmi, por të dyja janë vendimtare për mënyrën se si ne e “lundrojmë” botën.

Këto orë të inkorporuara u lejojnë njerëzve të dinë se kur duhet ta shtypni pedalin e përshpejtuesit në një makinë para se drita të jetë e gjelbër dhe funksioni njohës së kohëzgjatjes na lejon gjithashtu të dimë saktësisht se kur duhet të nisim të këndojmë gjatë një kënge.

Dy “orët” e brendshme u zbuluan pasi ekspertët studiuan saktësinë e kohës paraprake mes njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit.

Për më tepër, rezultatet e tyre sugjerojnë se nëse një nga këto orë nervore është gabim, tjetra mund të marrë kontrollin automatikisht.

“Ne kemi treguar se pacientët me degjenerim cerebral kanë një çrregullim në përdorimin e shenjave jo-ritmike, ndërsa ata me degjenerim të ganglioneve bazale të shoqëruara me sëmundjen e Parkinsonit kanë një çrregullim në përdorimin e shenjave ritmike”, tha autori i studimit, Richard Ivri.

Gjetjet e studimit, të publikuara online në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ofrojnë një perspektivë të re rreth asaj se si njerëzit llogarisin kur ta bëjnë një lëvizje.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...