Lakuriq për të promovuar paqen (Foto)

PUBLIKUAR

Ish-udhëheqësja e një kartele droge në Kolumbi bashkë me ish-detektiven e cila e hetoi atë, kanë pozuar lakuriq për të promovuar paqen. Femrat, dikur armike të njëra-tjetrës, u pajtuan që të jenë në ballinën e revistës “Soho”.

Ana Pacheco, një ish-lidere dhe anëtare e vjetër e kartelit FARC (Forcat e Armatosura të Revolucionit të Kolumbisë është parë e zhveshur me këmbët sipër ish-detektivës, Isabel Londono, dhe duke e puthur butësisht në qafë.

“Në fillim mu duk e çuditshme të pozoja e zhveshur me një guerile, por pastaj më pëlqeu mesazhi që donin të përçonim”, tha Londono, ish-detektivja e Departamentit të Sigurisë së Kolumbisë që kishte pozuar vetëm me të brendshme.

Megjithatë, tashmë Londono ka zgjedhur rrugën e modës, duke u bërë një modele e duke firmosur edhe kontratën e parë. Ajo tha se vendosi të ndiqte rrugën e dytë, pasi gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej modele. /TCH/Telegrafi/
lakuriq 1

lakuriq 2

lakuriq 3

lakuriq 4

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...