Nga Adnan Rrustemi
Sadoqë marrëveshja për “Zajednicën” në shumë pika bie nëkundërshtim, diku tjetër shmangë dhe tjetërkund tejkalon Kushtetutën e Republikës, rreziku i vërtetë i“Zajednicës”nuk konsiston thjesht vetëmnëantikushtetueshmërinë e saj, potenacialiteti i rrezikut ndodhet jashtë përmbajtjes tekstuale të marrëveshjes, por i varur nga vetë teksti i saj. Marrëveshja, por edhe vetë“Zajednica” si e tillë, nuk janë qëllime nëvetvete për Serbinë,e as caku fundor, ato shërbejnë vetëm si kondita fillestare të domosdoshme në drejtim të përmbushjes sëaspiratave hegjemoniste të Serbisë në kurriz të integritetit të Kosovës.Rrjedhimisht, “Zajednica” edhe po të ishte ( e që nuk është) në pajtueshmëri me Kushtetutën, si e tillë nuk duhet të lejohet, zaten edhe kundërshtimi i saj nuk po bëhet vetëm për arsye kushtetuese, edhepse, edhe për këtë.
Kushtetuta si akti më i lartë, mbetet i lartë vetëm derisa është i dobishëm dhe mbron interesat e një shumësie qytetarësh. Siç do të thoshte Spinoza, institucionet politike, ligjet dhe rregullat e shoqërive njerëzore nuk janë as të mira apo tëkëqija në vetvete, por vetëm në masën që ato i shërbejnë ose jo një populli që të ruajë lirinë dhe të drejtat e tij. Prandaj, nëse Kushtetuta e toleron praninë e Serbisë, siç po mëton tërthorazi Qeveria, ndërsa mazhoranca i ka numrat për një gjë të tillë, duke na thënë se “Zajednica” është kushtetuese dhe duhet respektuar vendimin e shumicës, kjo nuk nënkupton që “Zajednica” duhet tëakomodohet, është Kushtetuta që duhet tësovranizohet e numrat të vihen në funksion të interesit publik. Si rrjedhojë, iniciativa për të kërkuar interpretim të kushtetutshmërisë tëtë njëjtës çështje të refuzuar më parë, përveçse njëfarsë institucionale,rrënuese e institucioneve të pavarura, për nga motivetështënë funksion të realizimit të “Zajednicës” dhe jo tëmbrojtjes së Republikës përmes Kushtetueses. Në vend se Kushtetuta të thirret në ndihmë për tësovranizuarRepublikën dhe penguar “Zajednicën” si mohuese të saj, ajo po keqpërdoret për ta justifikuar atë.
Përtej kësaj, kjo nismëmë shumë sesa një përpjekje për të dalë nga kriza, është shfrytëzim ihapur dhe ivazhdueshëm iinstitucioneve tëpavarura në funksion të përmbushjes së koncesioneve të dëmshme meSerbinë, qoftë edhe duke imponuar vendime dhe veprime krejtësisht kontradiktore edhe brenda tyre, siçështë rasti me interpretimin e kushtetutshmërisë të së njëjtës materie, apo më keq se kaq të një derivati të një baze të cilën vetë kjo Gjykatë Kushtetuese kishte refuzuar ta shqyrtonte me rastin e adresimittë marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit. Mjafton pranueshmëria nga ana e Gjykatës për të shqyrtuar Marrëveshjen e 25 gushtit, pa prejudikuar aktvendimin, për të konstatuar se kemi të bëjmëme manipulimin e radhës nga qeveria dhe jo me ndriçimin e saj të vonuar. Me këtë, jo vetëm që po demaskojnëvetveten brenda një cikli të shkurtër kohor, porpo e demonstrojnëkatëripcërishtmbytjen ende pa lindur të institucioneve të pavarura, duke i përdorur arbitrarisht për të arsyetuar cenimin e integritetit dhe sovranitetit shtetëror si të përputhshëm me Kushtetutën.
Askush nuk ka dilema për dëmet dhe pasojat e “Zajednicës”, sikurse nuk ka iluzione përpavarësinë dhe integritetin e institucioneve të pavarura, si Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Secilën prej tyre, e shpeshherë që të dyja në të njëjtën kohë i kanë përdorur për të çuar përpara vendime politike dhe anekse të dialogut politik me Serbinë. Aty ku e përfundoi KQZ-ja, po e vazhdon me zell Gjykata Kushtetuese. Përmes KQZ-së, hapën rrugën e zbarkimit të listës serbe, mundësuan zgjedhjeparalele në veri, zhveshënprocesin zgjedhor nga çdo element shtetëror dhe shkelen e shmangën Kushtetutën e ligjet, për të votuar vetëm mbi bazën e shtetësisëdhe dokumenteve serbe dhe pa qenë shtetas të Kosovës. PërderisaGjykata Kushtetuese në mënyrë më të sofistikuar po legjitimon të njëjtatkoncesione, herë duke refuzuar të marrë në shqyrtim dokumente kur qartazi përmbajtja ishte antikushtetuese, e herëve tjera duke trajtuar në mënyrëselektive e zakonisht duke heshtur, por nëasnjë rast nuk hodhi poshtë ndonjë nga këto koncesione.
Presidentja nuk po konteston marrëveshjen e 25 gushtit apo pjesë të veçanta të saj. E bindur se “Zajednica” duhet të zbatohet, ajo po kërkon interpretim të përputhshmërisë me Kushtetutën, nga një institucion aspak i besueshëm, të cilit nuk i besonte as vetë Isa Mustafa. Kjo nismëduket sheshazi se është rrugë alternative e strukturës që po i përkushtohet zbatimit të“Zajednicës”. Si i tillë, veprimi është një masë brenda hallkave tëtë njëjtit zinxhir të një strategjie më të gjerë për ta jetësuar atë, të cilët po përdorin si mashë Gjykatën Kushtetuese dhe çdo institucion tjetër të pavarur sa herë që ju duhet në rastet kur kurthohen në agjendat e tyre të dialogut me Serbinë, që çkado mund të jenë, veç interes i qytetarëve jo. Nisur nga kjo, qëndrimi i Presidentes që do të duhej të përfaqësonte unitetin e popullit, është në kundërshtim me vetë vullnetin e tij. Me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve nga peticioni kundër marrëveshjes së 25 gushtit dhe demarkacionit, Presidentja do të duhej detyrimisht të pozicionohej në anën e qytetarëve dhe të kërkojë rrugë për ta pamundësuar “Zajednicën”.Në vend të një iniciative qëglorifikon “Zajednicën” nga aspekti kushtetues, na duhet një nismë për ta zhbërëkëtëmarrëveshje, e në mungesë të kësaj, dhe përderisa institucionet janë në kontradiktë me vullnetin e qytetarëve, rezistenca e këtyre të fundit është rruga e vetme deri në tërheqjen e nënshkrimit.


