Si të zgjidhni problemin e qimeve të rritura: pinceta nuk është aleati i vetëm

PUBLIKUAR

si-ti-heqim-qimet

Pilingu i rregullt ju ndihmon që të zgjidhni më lehtë rritjen e qimeve brenda lëkurës. Rekomandohet që zonat problematike t’i masazhoni me preparate me bazë oksid salicilik ose glikolik. Për lehtësimin e skuqjes së lëkurës zgjedhje e mirë do të ishte kremi hidrokortizon.

Nëse maja e qimeve është e dukshme, lirisht këputni ato me piskatore apo pincetë. Paraprakisht, dezinfektoni lëkurën, por gjithashtu edhe pincetën. Mjafton që t’i lyesh me alkool. Mos e futni pincetën shumë thellë nën lëkurë, që të mos përkeqësohet edhe më shumë problemi.

Për zgjidhjen e këtij problemi afatgjatë, është mirë t’i përkushtoheni parandalimit të saj. Nëqoftëse përdorni brisk të rrojes, përpiquni që të depiloheni në anën e kundërt të rritjes së qimeve. Përveç kësaj, mos e tërheqni lëkurën gjatë depilimit.

Zonat problematike apo të infektuara, rregullisht lyeni me vajra masazhues apo losione që përmbajnë oksid salicilik. Ky preparat është i shkëlqyer edhe për ta përgatitur lëkurën për depilim. Përdoreni rregullisht për disa ditë me rradhë para trajtimit depilues. /www.femra.net

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...