AAK konfimon largimin e kryetarit dhe disa anëtarëve të kësaj partie në Podujevë

PUBLIKUAR

AAK ka konfirmuar se kryetari i deritashëm i degës së kësaj partie në Podujevë, Ismet Abdullahu, me disa kolegë nga kryesia e degës së AAK-së, ka vendosur të braktis këtë subjekt politik.

Sipas njoftimit të AAK-,së thuhet se ky subjekt politik është njoftuar përmes mediave që zoti Abdullahu me disa kolegë të tij paska vendosur të mos jetë pjesë e Aleancës në Podujevë.

“Ky është vendim i tij dhe ne i dëshirojmë sukses kudo që të shkojë si dhe e falënderojmë për bashkëpunimin e deritashëm”, thuhet në njoftim, trasnsmeton Telegrafi.

“Për hirë informimit të drejtë të opinionit ju njoftojmë se Kryesia e AAK-së ka ditë që e ka emëruar Fatmir Humollin si koordinator të Degës së AAK-së në Podujevë, për të përgatitur kuvendin zgjedhor të kësaj dege, e cila është më e organizuar se sa asnjëherë më parë!”

“Do të na vinte keq sikur arsyeja e largimit ta Abdullahut të kenë qenë kritikat që i janë bërë atij për shkak të punës së pamjaftueshme në degë, si dhe caktimi i z Humolli në përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...