Presidentja Jahjaga shpenzon 6,400 euro për çanta zyrtare

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fund të mandatit të saj ka vendosur ta shpenzojë një shumë të konsiderueshme të parave të buxhetit për blerje të valixheve dhe çantave zyrtare.

E para e shtetit, Atifete Jahjaga, i ka dhënë tender në vlerë prej 6,332 euro kompanisë ‘Rialko-R’ për ta furnizuar me valixhe dhe çanta zyrtare.

Tenderi nuk ka qenë i hapur, por është dhënë nëpërmjet kuotimit(negociimit) të çmimit.

Nënshkrimi i kontratës për këtë tender planifikohet të ndodhë më 16 nëntor 2015, raporton ‘Infokusi’.

Përndryshe, në prill të vitit 2016 i skadon mandate pesëvjeçar Jahjagës.

Në vend të saj, pritet të zgjidhet kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, sipas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.

Klikoni këtu për ta shikuar tenderin:

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...